Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - ULPIANA

E dyta me radhë, Vëllaznimi shpreson!

Foto: KF Vëllaznimi

E dyta me radhë, Vëllaznimi shpreson!


24 November, 2019 @15:02

Në takimin e fundit të stinorit vjeshtor në Ligën e Parë, Vëllaznimi ka arritur të shënojë fitore mjaft të rëndësishme ndaj Ulpianës në Gjakovë, fitore e cila për gjakovarët është e dyta me radhë.

Gjakovarët golat e fitores i gjetën përmes Sylejman Hoxhës dhe Lekë Vulës (P), derisa ndeshja u mbyll me rezultatin final 2-1, me mysafirët që arritën ta gjenin golin e nderit.

TABELA AKTUALE

Fitorja e shënuar sot i jep shpresë për shpëtim Vëllaznimit, sidomos edhe nëse përforcohen në afatin kalimtar të dimrit. Në anën tjetër, Ulpiana për momentin është jashtë pozitave që të dërgojnë në Ligën e Dytë sezonin tjetër.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë