TREPÇA
E la pas plotësisht sëmundjen, Arben Beqiri i rikthehet Trepçës
2 August, 2021 @20:01
Një lajm i mirë për futbollin e Kosovës dhe për ekipin e Trepçës!
Portieri Arben Beqiri, që vitin e kaluar ishte diagnostifikuar me tumor në lukth, tash e ka lënë sëmundjen e tij plotësisht pas dhe i është rikthyer futbollit.
Përmes një postimi në Facebook, klubi mitrovicas Trepça njoftoi që Arben Beqiri i është rikthyer futbollit dhe do të jetë pjesë e skuadrës së Trepçës në sezonin e ri.
Para se ta ndërpriste futbollin përkohësisht, Beqiri ishte pjesë e Trepçës ‘89, kurse tash ai do të jetë pjesë e skuadrës tjetër mitrovicase, Trepçës, ku ka qenë edhe më parë, para se të kalonte te ‘89-shi.
Beqiri me Trepçën sezonin që vjen do të garojnë në Ligën e Parë të Kosovës, për të luftuar për rikthimin në Superligë pas disa viteve.