Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

POZITA 6

E treta me radhë për Interin

E treta me radhë për Interin


23 February, 2015 @23:01

Interi i Roberto Mancinit ka hyrë në seri fitoresh tashmë. Ata sonte kanë shënuar fitoren e tretë me radhë në Serie A, duke e mposhtur Cagliarin si mysafir 1-2. 

Të gjitha golat u shënuan në pjesë të dytë, ku së pari pas një karamboli të Mauro Icardit në zonë, Mateo Kovacic nuk e pati të vështirë të shënojë për epërsinë fillestare, e më vonë, Icardi pasi kaloi bukur një mbrojtës vendas, goditi në 90-she me të majtën e tij për të siguruar fitoren. 

Cagliari përkundër se uli epërsinë përmes Samuele Longos, nuk kishte fuqi që të bëj diçka më shumë në 15 minutat e fundit, për të mbetur në zonën e rrezikshme të tabelës. 

Me këtë fitore Inter ka kërcyer në pozitën e gjashtë të tabelës së klasifikimit, derisa Xherdan Shaqiri nuk u përdorë fare nga Mancini sonte. 

REZULTATET DHE TABELA AKTUALE

Cagliari vs Inter 1-2 All Goals and Full… by enteritament


 
Të gjitha lajmet nga