SKENDERAJ
E treta me radhë për Trepçën’89
4 October, 2015 @15:53
Lideri i Superligës, Trepça’89, ka barazuar për herë të tretë me radhë në xhirot e fundit, duke luajtur 1-1 me Drenicën sot në Bajram Aliu të Skenderajt.
Edhepse ekipi i Arsim Thaçit erdhi i pari në epërsi, përmes golit të shënuar nga Bujar Idrizi, pas asistimit të Argjend Mustafës, drenicakët barazuar shpejtë përmes Kastriot Mehmetit, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Ndërrimet e trajnerëve në vazhdim nuk sollën ndryshim në rezultat, derisa mitrovacit e përfunduan ndeshjen me një lojtar më pak, pasi që sulmuesi kryesor i skuadrës Blerand Kurtishaj u përjashtua nga ndeshja për shkak të dy kartonavë të verdhë të marrë (e dyta në minutën e 88-të.).
Trepça’89 sidoqoftë vazhdon të mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur dhe lider i Superligës, derisa Drenica gjendet në zonën e rrezikshme të tabelës.