MOU
Do të shkarkojnë trajnerin më të mirë
3 October, 2015 @21:08
Jose Mourinho ka qenë i frustruar pas humbjes ndaj Southamptonit sot. Në deklaratën e tij pas ndeshjes ai ka fyer Federatën e Futbollit të Anglisë, FA, referët, ndërsa ka bërë të ditur që edhe Chelsea mund ta shkarkojë atë nëse do.
“Referët po frikësohen të japin vendime për Chelsean. Nëse FA dëshiron të më dënojë, le t’më dënojë,” ka thënë portugezi, që është kampion aktual i Anglisë me ekipin e tij.
Lexo: RAPORTIN E NDESHJES
Chelsea ka regjistruar humbjen e katërt në tetë ndeshjet e para të stinorit sot, ndërsa Mourinho u pyet edhe për pozitën e tij.
Shiko: TABELËN AKTUALE
“Unë nuk iki. Nëse klubi dëshiron të më shkarkojë, ata mund të më shkarkojnë. Jam i sigurt se do të përfundojmë në katërshen e parë. Nëse Chelsea më shkarkon, do të shkarkojë menaxherin më të mirë që e ka pasur ndonjëherë,” ka përfunduar ai transmetojnë mediat angleze fjalët e Mourinhos.
Video