Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

“E urrej futbollin modern”

Foto: AS Official.

“E urrej futbollin modern”


19 June, 2021 @12:30

Aktualisht ku është duke u mbajtur turneu i “EURO-2020”, ka raste kur për gabime të referëve, atyre anësorë e kryesor, duhet të konsultohet ndonjë rast, shpeshherë për penallti apo offside, nëpërmjet sistemit të dhomave të VAR.

Por, jo çdo njërit i ka pëlqyer forma e re, në të cilin futbolli shihet vetëm si një digjitalizim, jo lojë natyrale.

Thiago Alcantara, futbollisti me origjinë nga Spanja, aktualisht lojtar i Liverpool, në një prononcim të tij ka përmendur: “E urrej futbollin modern. Lojtarët janë më të shpejtë por nuk ka magji dhe driblime. Jam gjithashtu kundër VAR-it, gjithmonë duhet të presim kur shënojmë, qoftë edhe nga mesi i fushës. Futbollit i duhen edhe gabimet sepse jemi njerëz dhe kjo e bën më interesant”.

Sot, me sistemin e dhomave të VAR, nuk është i pakënaqur vetëm mesfushori me origjinë nga Spanja, Alcantara, por edhe tifozë gjithandej të futbollit. Sipas shumë tifozëve e lojtarëve futbolli bëhet edhe më interesant kur ka gabime, pikërisht kjo është ajo çfarë i jep kënaqësi edhe shikuesit, qoftë nga stadiumi ku janë duke përcjellur lojën, qoftë nga tv-të e tyre në shtëpitë e tyre.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani