ZYRTARE
Edhe 1 vit bavarez!
27 November, 2016 @11:58
Përmes një konfirmimi zyrtar, klubi i Bayernit ka njoftuar që francezi Frank Ribery e ka zgjatur kontratën edhe për 1 vit dhe do të jetë pjesë e Bayernit deri në qershor të vitit 2018.
Frank Ribery kishte shumë probleme me lëndime vitet e fundit, mirëpo gjigandi bavarez nuk e largoi asnjëherë nga skuadra. Momentalisht, Ribery është i gatshëm për lojë dhe nuk po vuan nga lëndimet e kjo bëri që kontrata e tij të zgjatet edhe për 1 vit.