SHPËRBLIMI
Dnevni Avaz
Edhe 120’000€ për Kukësin nga UEFA
26 July, 2013 @10:47
Me barazimin e mbrëmshëm 0-0 në stadiumin Asim Ferhatovic Hasa të Sarajevës, Kukësi ka arritur që të kualifikohet në xhiron e tretë kualifikuese për Europa League, pasi që ndeshjen e parë të zhvilluar në Qemal Stafa të Tiranës, e kishin fituar 3-2.
Përveç arritjes historike të skuadrës verilindore shqiptare, që për herë të parë pjesë në garat europiane, ata edhe kanë shtuar buxhetin me këtë fitore.
Kështu, pas kualifikimit të mbrëmshëm UEFA-ja do t’ia shtojë Kukësit edhe 120 mijë euro tjera në xhirollogari. Futbollistët gjithashtu kanë pranuar 100 mijë euroshin e premtuar nga kryetari i klubit, që i ka ndarë ato mes futbollistëve për suksesin mahnitës të një skuadre shqiptare.
Në anën tjetër, tifozët e Sarajevës, pas eliminimit të skuadrës së tyre kanë fishkëlluar ndaj futbollistëve të ekipit duke brohoritur ‘zhvishini fanellat’, ndërsa mediat boshnjake eliminimin e Sarajevës nga Kukësi e kanë quajtur ‘Turp’.
Kukësi për herë të parë paraqitet në gara europiane, pasi që në stinorin e kaluar përfundoi si nënkampion i Shqipërisë. Ata në xhiron e parë eliminuan skuadrën estoneze, Flora, që ka qenë favorit absolut, sikurse edhe Sarajeva në xhiron e dytë, e cila ka pasur kuotën 1.4 për kualifikim përballë kuotës 9.0 që i ngarkohej kukësianëve. Në xhiron e tretë kualifikuese do të ndeshen me skuadrën e fuqishme ukrainase, Metalurg Donetsk.
Ngjyrat e Kukësit i mbrojnë edhe dy futbollistë kosovar: Yll Hoxha, që ka qenë pjesë e festës së mbrëmshme në fushë, si dhe Besar Musolli, i cili ka qenë i suspenduar për shkak të kartonëve nga UEFA-ja.
Video
Sarajevo-Kukësi
Çaste nga ndeshja e mbrëmshme
EUROPA LEAGUE, Shpërblimet:
1 | Xhiroja e parë kualifikuese | Kukësi-Flora (EST) 1-1 Rezultati i përgjithshëm/ Kukësi kualifikohet me rregullën e golit si mysafir | Shpërblimi: 100'000€ | |
2 | Xhiroja e dytë kualifikuese: | Kukësi-Sarajeva (BOS) 3-2 Rezultati i përgjithshëm | Shpërblimi: 120'000€ | |
3 | Xhiroja e tretë kualifikuese: | Kukësi-Metalurg Donetsk (UKR) (1 gusht dhe 8 gusht) | Shpërblimi potencial: 130'000€ | |
4 | Play-Off | Në rast kualifikimi | Shpërblimi potencial: 140'000€ | |
5 | Hyrja në grupe të Europa League 2013/14 | Në rast kualifikimi | Shpërblimi potencial: 1'300'000€ |