Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENAS

Edhe Doshlaku ndahet nga Feronikeli

Edhe Doshlaku ndahet nga Feronikeli


13 January, 2022 @22:37

Futbollsiti i Feronikelit Lulzim Doshlaku ka bërë të ditur ndarjen me klubin e tij. Kriza financiare që ka kapluar ish kampionin e Kosovës si duket po e shpie në situatë të rëndë, ndërsa Doshlaku ka shkruar në llogarinë e tij personale se përkundër dëshirës për t’i ndihmuar klubit, Feronikeli nuk po mund të regjistrojë lojtarë për shkak të situatës së krijuar.

“Ju njoftoj se që nga sot nuk jam pjesë e KF Feronikeli. Me gjithë dëshirën për t’i ndihmuar klubit të zemrës në këtë situatë të rëndë, klubi nuk po mund të regjistrojë lojtarë për shkak të afatit kalimtar të bllokuar për shkak të gjendjes së rëndë ku është për momentin,” ka shkruar ndër të tjera Doshlaku.

Lulzim Doshlaku 30-vjeçar, që luan në pozitë të mesfushorit, pritet të kalojë te ekipi prishtinas që garon në Ligën e Parë Grupi B, 2 Korriku.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga