TRAJNERËT E MUNDSHËM
Edhe emrat e Canës e Hasit lakohen te Shkëndija
28 October, 2016 @13:18
E përditshmja shkupjane e sportit, Makedonski Sport, ka bërë të ditur sot se përveç ish-trajnerit të Skënderbeut, Mirel Josa, te skuadra e Shkëndijës si trajnerë të mundshëm po përfolen edhe Besnik Hasi dhe Lorik Cana.
Hasi së fundi është shkarkuar nga ekipi i Legia Varshavës, ndërsa Cana ditë më parë mori licencën B të UEFA-së për trajnerë.
Në fund, artikulli shkruan se në 5-6 ditët e ardhshme Shkëndija do të mësojë pasardhësin e Bruno Akrapovicit të shkarkuar dje edhe zyrtarisht pas disfatave nga Vardari lider dhe Shkupi.