PAS KUPËS
Mourinho dhe Moyes në disciplinore
27 October, 2016 @22:48
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho dhe ai i Sunderlandit, David Moyes, janë futur në procedurë disciplinore nga Federata e Futbollit të Anglisë.
Mourinho është akuzuar për bisedë për referët para ndeshjes ndaj Liverpoolit, pasi që aty ishte zgjedhur një refer që ishte nga ‘rrethina’ e Manchesterit. Mourinho kishte thënë që ky refer mund të jetë në presion pasi vjen nga Manchesteri dhe mund ta dëmtojë klubin e tij dhe për këtë arsye do të dënohet.
Ndërsa, Moyes për shkak të fjalorit abuziv dhe fyerjeve ndaj referit të katërt të ndeshjes në humbjen ndaj Southamptonit në kuadër të EFL Cup.