KOMISIONI DISIPLINOR I FFK-së
1 mijë euro dënim për Prishtinën
27 October, 2016 @17:20
Federata e Futbollit të Kosovës sot ka publikuar vendimet e Komisionit Disiplinor, ku në sy bie dënimi i shqiptuar ndaj skuadrës së Prishtinës.
Ndeshja e fundit e Prishtinës, e zhvilluar më 22 tetor në kuadër të xhiros së X në Superligë ndaj Trepçës, i ka kushtuar bardhekaltërve me 1 mijë euro.
Dënimi ka ardhur si pasojë e lëshimeve në organizim të ndeshjes nga ana e Prishtinës, konkretisht hudhje të fishekzjarrëve në fushë nga ana e simpatizuesve.
Prishtina ndeshjen me Trepçën e kishte fituar me rezultat 2-1.