NË PRIZREN
Licencohen të huajt e Lirisë
27 October, 2016 @13:25
Liria sot edhe zyrtarisht ka licencuar në në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) katër futbollistët e huaj të ardhur nga Afrika.
Dy ganezët dhe dy nigeranët sot përveç licensimit kanë kryer edhe kontrollin mjekësor të obligueshëm pas regjistrimit dhe tash e tutje do të kenë të drejtë loje për ekipin prizrenas.
Liria këtë fundjavë, të dielën, ndeshet me Ferizajin dhe pritet të shihet nëse do të debutojë ndonjëri nga të huajt e ardhur së fundi në ekip.