VIDEO
Veton Berisha përcaktues për Greuther Furthin
26 October, 2016 @21:38
Skuadra gjermane, Greuther Furth, është kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës Pokal falë sulmuesit shqiptar me nënshtetësi norvegjeze, Veton Berisha.
Berisha ka shënuar golin e fitores në minutën 90’, për ta mposhtur Mainzin e Besar Halimit me rezultat 2-1.
Berisha ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa Halimi e shikoi ndeshjen nga banka rezervë.
Për ndryshe, pjesë e Greuther Furthit janë edhe dy futbollistët e tjerë shqiptarë, Jurgen Gjasula dhe Ilir Azemi, të cilët nuk u paraqitën fare në këtë ndeshje.