KOMBËTARJA
Shqipëri-Izrael, fillon shitja e biletave
26 October, 2016 @17:27
Federata Shqiptare e Futbollit sot me anë të një komunikate ka bërë të ditur se ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Izrael, që do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Biletat mund të blihen në dyqanin zyrtar të FSHF-së në Tiranë dhe në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Që nga mesi i këtij muaji, biletat e ndeshjes Shqipëri-Izrael ishin në shitje nëpërmjet dyqanit online të faqes zyrtare të FSHF-së.
Ndeshja me Izraelin do të luhet më 12 nëntor nga ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
ÇMIMET E BILETAVE
C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 | 1.000 lekë | ~ 7.33 euro | |
C1, C5 + E1, E5 | 1.500 lekë | ~ 10.99 euro | |
D1, D4 | 2.000 lekë | ~ 14.66 euro | |
D2, D3 | 3.000 lekë | ~ 21.98 euro | |
A, B | 8.000 lekë | ~ 58.62 euro | |
VIP | 18.000 lekë | ~ 131.90 euro |