U17
Shqipëria mposhtet minimalisht nga Italia
26 October, 2016 @17:03
Kombëtarja U17 e Shqipërisë e ka filluar me humbje fazën kualifikuese për Kampionatin Europian.
Djelmoshat e rinj kuqezi, të përzgjedhur nga trajneri Dzemal Mustedanagic, u mposhtën nga bashkëmoshatarët e tyre italianë, me rezultat minimal 0-1.
Goli i fitores për Italinë erdhi në minutën 62’, nga sulmuesi i ekipit të të rinjëve të Interit, Davide Merola.
Shqipëria bën pjesë në grupin 4 së bashku me Italinë, Serbinë dhe IRJ Maqedoninë, ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupit, Serbia e mposhti IRJ Maqedoninë me rezultat 2-0.
Ndeshjen e radhës Shqipëria e luan pas dy ditëve kundër Serbisë.