BARCELONA
Mathieu mungon 3 javë
26 October, 2016 @14:17
Nuk kanë të ndalur problemet për Luis Enriquen dhe mbrojtjen e Barcelonës. Së fundi është konfirmuar se pas skenimeve të këmbës qendërmbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, do të mungojë për tri javë te ekipi.
Mathieu i bashkangjitet Gerard Piques dhe Jordi Albas gjithashtu të lënduar dhe tani më Luis Enrique duhet të zbulojë diçka në mes të mbeturve si Sergi Roberto, Javier Mascherano dhe Samuel Umtiti.
Gjatë ditëve të mungesës së Mathieus, Barcelona do të ndeshet me Granadan, Manchester Cityn e Sevillën.