DFB POKAL
Fanol Përdedaj eliminon Valdet Ramën
25 October, 2016 @23:02
Mbrojtësi i krahut i përfaqësueses së Kosovës, Fanol Përdedaj, me ekipin e tij Munchen 1860 ka kaluar në raundin e tretë të Kupës së Gjermanisë sonte, duke e mposhtur me penallti Wurzburger Kickersin 3-4, pasi që ndeshja pas 90 minutave dhe vazhdimeve nuk kishte gol.
Përdedaj nisi ndeshjen dhe luajti për 45 minuta ku morri edhe një karton të verdhë, ndërsa në pjesë të dytë u zëvendësua nga trajneri i ekipit, Kosta Runjaic.
Te vendasit e Wurzburgerit, nga minuta e 84-të e ndeshjes u paraqit Valdet Rama, që luajti deri në fund të ndeshjes, duke shënuar edhe penalltinë e parë të ekipit të tij.