MONTELLA
E humbi rastin për të qenë lider
26 October, 2016 @10:58
Milan humbi rastin për të marë kreun e tabelës në Serie A mbrëmë me humbje nga Genoa. Pas fitores ndaj Juventusit në xhiron e kaluar, pritej më shumë nga rossonerët.
“Ju në media po krijoni pritje të mëdha nga ky Milan, por ne kemi qenë gjithmonë të qetë. Kjo ka qenë si një gropë në rrugën tonë të gjatë dhe këto gjëra ndodhin. Në disa raste humbjet mund t’ju ndihmojnë që të rriteni edhe më shumë,” ka thënë Vincenzo Montella pas disfatës së mbrëmshme të Milanit.
Në fakt, Montella është shprehur të jetë i kënaqur me lojën e skuadrës, posaçërisht në pjesë të dytë, derisa pësuan golin e dytë, kur u rrënua gjithçka.
“Ne mund të bëjmë më shumë. Milan i vërtetë është parë pas 10 xhirove të para dhe ne jemi të lumtur me ecurinë e stinorit,” ka shtuar ndër të tjera Montella.
RAPORTI I NDESHJES GENOA-MILAN
Po të kishte fituar Milan mbrëmë, do të merrte kreun e klasifikimit në Serie A, duke qenë se është dy pikë pas Juventusit.