KUPA E SHQIPËRISË
Skënderbeu dhe Partizani mposhten në Kupë
26 October, 2016 @18:06
Rrethi i dytë i Kupës së Shqipërisë ka kaluar me surpriza të mëdha.
Dy skuadrat kryesore në luftë për titull, Skënderbeu dhe Partizani, janë mposhtur në ndeshjet e para të kësaj faze.
Skënderbeu u mposht nga Apolonia me rezultat 2-1 në Fier. Për Apoloninë shënuan Uzuni (29’) dhe Dimo (76’), derisa goli i vetëm për korçarët u shënua nga sulmuesi James Adeniyi (86’).
Kurse Partizani u befasua nga Besëlidhja, e cila fitoi me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Jurgen Goxha (57’).
E befasuar gjithashtu mbeti edhe Teuta e Durrësit, e cila u mposht me rezultat 2-1 nga Kastrioti i Krujës.
Ndryshe nga Skënderbeu, Partizani dhe Teuta, skuadrat si Kukësi, Tirana e Vllaznia nuk lejuan befasi dhe i fituan ndeshjet e tyre të para të rrethit të dytë, derisa çiftet Bylisi-Laçi dhe Tërbuni-Flamurtari, përfunduan me barazim.
Ndeshjet e kthimit të rrethit të dytë të Kupës luhen më 16 nëntor.
Më poshtë, mund t’i shihni të gjitha rezultatet e rrethit të dytë të Kupës së Shqipërisë.
KUPA E SHQIPËRISË: Rezultatet e rrethit të dytë
Apolonia - Skënderbeu | 2-1 | ||
Dinamo Tirana - Kukësi | 0-2 | ||
Luftëtari - Tirana | 1-4 | ||
Bylisi - Laçi | 1-1 | ||
Besëlidhja Lezhë - Partizani | 1-0 | ||
Kastrioti - Teuta | 2-1 | ||
Vllaznia - Kamza | 0-2 | ||
Tërbuni - Flamurtari | 3-3 |