SHKËNDIJA
Shkëndija shkarkon trajnerin
27 October, 2016 @16:13
Dy humbjet e fundit të njëpasnjëshme ndaj Vardarit dhe Shkupit, i janë faturuar trajnerit të Shkëndijës, Bruno Akrapoviç.
Trajneri bosnjak që nga sot nuk do të jetë në krye të skuadrës tetovare, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur ta shkarkojnë atë.
“Drejtuesit e klubit të KF Shkëndija kanë thirur mbledhje urgjente për të analizuar gjendjen në klub pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në Tetovë nga Vardari dhe Shkupi. Pas një analize të detajuar të situatës aktuale, drejtuesit vlerësojnë se është humbur një momentum i rëndësishëm për ecurinë e ekipit në kampionat. Pas këtij ambienti të krijuar drejtuesit marrin vendim që ta pushojnë nga detyra shefin e stafit teknik Bruno Akrapoviç.
KF Shkëndija falemenderon Bruno Akrapoviçin për kontributin e dhënë në skuadër dhe sukseset e arritura gjatë periudhës që ishte pjesë e klubit, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen,” thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.
Në vend të Akrapoviçit, detyrën e kryetrajnerit do ta ushtrojë përkohësisht Jeton Beqiri, i cili deri më tani ishte ndihmës trajner i skuadrës.
Për ndryshe, Beqiri edhe më parë ka qenë në krye të skuadrës kuqezi nga Tetova.