Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RENOVIMI I RADHËS

Edhe Ergon Hyseni vazhdon me Ferizajin

Edhe Ergon Hyseni vazhdon me Ferizajin


14 June, 2023 @14:19

Pas Betim Haxhimusës dhe Marko Jovanovskit, edhe mbrojtësi Ergon Hyseni ka vazhduar kontratën me Ferizajin, për të kërkuar Superligën menjëherë. Ekipi i Ferizajit që ra nga Superliga në stinorin 2022/23 do të kërkojë që të sigurojë menjëherë nga Liga e Parë rikthimin në elitë përgjatë stinorit 2023/24, ndërsa ditë më parë emëroi trajner Ismet Munishin.

”Vendimi për ta vazhduar kontratën ishte shumë i lehtë sepse asnjëherë nuk kam menduar ndryshe. Sigurisht, ne si lojtarë të Ferizajt e kemi obligim që të qëndrojmë e luftojmë fuqishëm që ta rikthejmë klubin aty ku i takon”, u shpreh Hyseni.

Gjithashtu, FC Ferizaji ka bërë të ditur se drejtori i ri sportiv i ekipit Arsim Abazi, bashkë me kryetrajnerin Munishi janë duke kontaktuar me emra të njohur të futbollit kosovar për të siguruar shërbimet e lojtarëve cilësor për ekipin bardhekaltër. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga