Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITIM SUSURI ZYRTARISHT I PRISHTINËS

Edhe Fitim Susuri largohet nga Feronikeli’74! Zyrtarizohet te Prishtina

Fitim Susuri duke u prezantuar te Prishtina sot/ Foto: FCPrishtina/ fb

Edhe Fitim Susuri largohet nga Feronikeli’74! Zyrtarizohet te Prishtina


2 March, 2023 @20:45

Mesfushori kreativ, Fitim Susuri, është futbollisti i radhës i larguar nga Feronikeli’74, derisa ai është zyrtarizuar sot si lojtar i ri i rekord-kampionit të Kosovës, Prishtina. Para tij, Shpresim Zogu u zyrtarizua ditë më parë te Vushtrria.

Susuri 23-vjeçar në stinorin e kaluar me Lirinë ka pasur 10 gola e 10 asistime, ndërsa pas vjeshtës së kaluar në Prizren me Lirinë, ai gjatë afatit kalimtar dimëror u bë pjesë e Feronikelit’74. Mirëpo, pasi që transferet e tyre u panë si të paregjistruara sipas rregullave dhe Feronikeli’74 u eliminua nga Kupa e Kosovës me rezultat zyrtar, tashmë gjashtë transferet e Feronikelit’74 po kërkojnë ekipe të reja.

Kështu, Susuri bëri një hap të rëndësishëm në karrierë, derisa tash e tutje si pjesë e Prishtinës do të provohet si lojtar i kalitur edhe në Superligë, pas viteve të fundit të kaluara në Ligë të Parë të Kosovës.

“Nuk besoj që ka futbollist në Kosovë që nuk ndjehet i kënaqur që të luaj për Prishtinën. Ky është klub i madh dhe është nder dhe krenari që jam bërë pjesë e ekipit kryeqytetas.” - ka thënë Fitimi me rastin e prezantimit te bardhekaltërit që drejtohen nga Ismet Munishi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga