Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILAN

Edhe Gashi te Gjilani

BOROZANI/D.S.

Edhe Gashi te Gjilani


16 July, 2015 @22:18

Skifterat e Gjilanit po numërojnë përforcimet, ndërsa kryesia paralajmëron tjera. Talenti i Prishtinës, që në stinorin e kaluar luajti si huazim te Drenica, Dren Gashi, është përforcim i radhës te Gjilani

Njoftimin e ka zyrtarizuar faqja zyrtare e Gjilanit në Facebook, derisa drejtori sportiv i klubit Agron Korça përveç kënaqësisë për marrëveshjen e arritur ka thënë se ky nuk do të jetë përforcimi i fundit i skuadrës. 

Gashi ka shënuar 5 gola për Drenicën në stinorin e shkuar, derisa sulmuesi 21 vjeçar është njëri ndër sulmuesit premtues të Superligës. 

Ai pritet të debutojë me Gjilanin në superderbin e Anamoravës kur Gjilani takohet me rivalin lokal, Dritën


Video

Dren Gashi, stinori 2014/15 te Drenica dhe golat



 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga