Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Edhe Liverpooli siguron Ligën e Kampionëve

Foto: Liverpool FC

Edhe Liverpooli siguron Ligën e Kampionëve


23 May, 2021 @19:06

Kampioni i stinorit të kaluar në Premier League, Liverpool, ka arritur ta sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve për stinorin e ardhshëm, duke e mposhtur në xhiron e fundit Crystal Palacen me rezultat 2-0.

Me një Crystal Palace të cilit nuk i duheshin pikët, Liverpooli e dominoi ndeshjen që nga fillimi deri në fund. Protagonisti i ndeshjes së sotme ishte Mane, i cili ia siguroi fitoren ekipit të tij me një dy-golësh, fillimisht në minutën e 36’ e më pas në të 74’.

Përkundër vështirësive të shumta këtë vit, Liverpooli arriti të këndellet në fund të stinorit duke fituar 8 nga 10 ndeshjet e fundit dhe Premier League-n e sivjetshme e mbylli në vendin e tretë.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League