TURQI
Edhe Meha në Turqi
9 June, 2015 @14:52
Snajperi i deritashëm i Paderbornit, duhet të veprojë në Konyaspor. Alban Meha sot ka kaluar testet mjekësore para klubit të Konyës në Turqi, derisa pritet të nënshkruajë kontratën me ekipin nga Superliga turke.
Meha 29 vjeç stinorin e kaluar më shumë ishte jashtë fushave sesa në to, për shkak të një lëndimi, ndërsa me t’i përfunduar kontrata me klubin nga Bundesliga, ka kaluar në Superligën turke.
Trajner i Konyas është Aykut Kocaman, ish lojtar dhe trajner i Fenerbahçes. Ekipi anadollak, për stinorin tjetër ka synim daljen në gara europiane.