PLISAT

Edhe një ndarje, shkon edhe Kristi Vangjeli!
3 December, 2021 @21:22
Pas ndarjes me Besart Berishën, Prishtina ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët edhe mbrojtësin e Shqipërisë, Kristi Vangjeli.
Futbollisti 36-vjeçar që solli përvojën e tij nga kombëtarja në kryeqytetin e Kosovës kishte kontratë 1-vjeçare me bardhekaltërit, por me marrëveshje u bë ndarja e parakohshme.
Vangjeli regjistroi 10 paraqitje me Prishtinën këtë edicion, ndërsa regjistroi një asistim për ekipin.
“FC Prishtina dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli e kanë ndërprerë kontratën me mirëkuptim. Vangjeli zbarkoi te Prishtina para fillimit të edicionit me ç‘rast firmosi kontratë një-vjeçare, mirëpo me pajtimin e të dyja palëve u vendos që Vangjeli të largohet nga klubi më herët.
Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe disa skuadrave evropiane, në dhjetë ndeshje në të gjitha garat regjistroi një asistim. Futbollistit 36-vjeçar FC Prishtina i dëshiron shëndet e suksese,” - ka shkruar klubi bardhekaltër në njoftim.