PROMOVIMI I RADHËS

Edhe një provim nga juniorët te ekipi i parë i kampionit
12 June, 2023 @13:47
Gentian Kabashi është lojtari i radhës që prej juniorëve të Ballkanit kalon te ekipi i parë dhe skuadra kampione e Kosovës ka bërë të ditur se ai tash e tutje i bashkohet grupit të ekipit të parë, ndërsa në klub ka qenë qe 11 vjet duke kaluar grupmoshat me radhë.
Mbrojtësi i majtë 19-vjeç pos punës në mbrojtje është dalluar edhe me produktivitet në sulm, që ka bërë drejtuesit e Ballkanit dhe trajnerin Ilir Daja të promovojnë lojtarin në skuadrën seniore.
Kujtojmë, Ballkani është kampion i Kosovës ndërsa këtë verë merr pjesë në kualifikime për Ligë të Kampionëve. Suharekasit kanë mbrojtur titullin kampion të fituar në 2022 edhe këtë vit.
”Është kënaqësi që edhe një lojtar nga Akademia jonë e futbollit, bashkohet me grupin e skuadrës së parë. GENTIAN KABASHI, nga Suhareka, tash e 11 vjet mbrojti ngjyrat e FC BALLKANIT në të gjitha grupmoshat e reja, nga pionierët e deri te juniorët. 19 vjeçari është një nga talentët më premtues të futbollit të Kosovës, në pozitën e mbrojtësit të majtë, por me shumë produktivitet edhe në anën sulmuese.” - ka shkruar njoftimi i klubit sot.◼️