Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBUSHET EKIPI

Edhe Sheqerolli te Suhareka, vazhdojnë Kollani e Gashi

Fotot: FCSuhareka/ fb

Edhe Sheqerolli te Suhareka, vazhdojnë Kollani e Gashi


30 June, 2023 @8:47

Granit Begolli tashmë po mbledh tërë lojtarët e tij te Suhareka dhe pas atyre të lajmëruar më parë, së fundi FC Suhareka ka zyrtarizuar edhe një lojtar tjetër me të cilin trajneri Begolli shkon në paket, e ai është mesfushori pejan Donart Sheqerolli.

Jenuz Kollani @ Suhareka

Mesfushori qendror 28-vjeçar është prezantuar dje te ekipi i Suharekës, që është ish-A&N-ja, pasi që këta të fundit në një mbledhje të Kuvendit ndërruan emrin dhe logomn e klubit si dhe kryesinë.

Sheqerolli në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Lirisë dhe Feronikelit’74, ku me të parët arriti barazhin për Superligë, ndërsa të dytët i futi në Superligë në stinorin e fundit.

Durim Gashi @ Suhareka

Sa i përket ish-lojtarëve që së fundi ishin pjesë e A&N-së, tash Suhareka, janë Durim Gashi dhe Jenuz Kollani që kanë vazhduar marrëveshjet me klubit, duke u zyrtarizuar dje. Kollani është mbrojtës krahu, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Rahovecin, Ballkanin e Lirinë. Gashi 31-vjeç, sulmues krahu, ndërkaq ka qenë pjesë e Rahovecit, Ballkanit e Ferizajit më parë.◼️


 
Të gjitha lajmet nga