BALLKANI
Edmond Turku largohet nga Ballkani
16 January, 2020 @16:28
Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, ka liruar lojtarin Edmond Turku.
Në një njoftim të lëshuar nga faqja zyrtare e skuadrës suharekase, është bërë e ditur se është shkëputur marrëveshja me lojtarin në fjalë dhe gjithashtu është cekur se Edmondi ka kërkuar që të largohet nga skuadra për sfidat e reja në karrierën e tij.
Ballkani aktualisht gjendet në krye të Superligës me 34 pikë të grumbulluara.