Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTBOLLISTI I KOSOVËS

Edon Zhegrova regjistrohet për ndeshjet e Champions League

Edon Zhegrova regjistrohet për ndeshjet e Champions League


8 February, 2022 @14:54

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është në planet e Lille edhe për Ligë të Kampionëve. Sipas listës së fundit të botuar në UEFA, Lille ka regjistruar Zhegrovën te pjesa pranverore e Champions League.

Lille do të luajë ndaj Chelseat në kuadër të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa Zhegrova, bashkë me transferin tjetër të janarit Hatem Ben Arfa janë regjistruar nga klubi për të pasur të drejtë loje në garën më të vlefshme të futbollit ekipor evropian.

Dueli i parë Chelsea - Lille luhet në Stamford Bridge më 22 shkurt, ndërsa ai i kthimit në Pierre Mauroy më 16 mars.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League