Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRANKFURT

Eintracht zyrtarizoi Mario Götzen

Foto: profis.eintracht.de

Eintracht zyrtarizoi Mario Götzen


22 June, 2022 @7:13

Fituesi i Ligës së Evropës në stinorin 2021/22 dhe pjesëmarrësi i Ligës së Kampionëve 2022/23, Eintracht Frankfurt, ka zyrtarizuar dje mesfushorin që i solli Gjermanisë Kupën e Botës në vitin 2014 - Mario Götze.

Eintracht ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë me Götzen deri në qershor të vitit 2025, ndërsa 30-vjeçari në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e PSV-së në Eredivisie të Holandës, ku ka pasur 77 paraqitje duke shënuar 18 gola dhe 18 asiste.

Mesfushori ofanziv më parë ka qenë pjesë e Borussia Dortmundit, për të cilët ka pasur 219 paraqitje dhe pas kësaj ka luajtur edhe për Bayernin ku ka regjistruar 114 paraqitje.

“Aftësitë teknike të Marios do të na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në lojën tonë, veçanërisht kur kemi posedimin e topit ndaj skuadrave që kanë mbrojtjen e thellë,” ka thënë ndër të tjera Markus Krösche, drejtor sportiv i Eintrachtit, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës me lojtarin në emër të klubit.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga