Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BAYERN MUNICH

Ekip me 5 yje!

Foto: FC Bayern

Ekip me 5 yje!


18 May, 2021 @22:53

Për të nëntin vit radhazi, Bayerni është shpallur kampion i Bundesligës gjermane, duke shtuar kështu në kabinetin e tyre titullin e 30 në histori të ligës. Nga stinori i ardhshëm, mbi stemën e Bayernit do të qëndiset një yll i pestë.

Sipas rregullave të Bundesligës, ekipet e ligës së parë dhe të dytë fitojnë nga një yll pas fitimit të titujve, sipas radhës në vijim: 1 yll për 3 tituj, 2 yje për 5 tituj, 3 yje për 10 tituj, 4 yje për 20 tituj dhe 5 yje për 30 tituj.

Bayerni bëhet klubi i parë në histori që e arrin këtë numër dhe nga stinori i ardhshëm do ta ketë edhe yllin e shumëpritur.

Presidenti i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge u shpreh tejet i lumtur me këtë arritje. “Ylli i pestë është fituar nga shumë gjenerata të lojtarëve dhe është provë e vazhdimësisë së Bayernit gjatë dekadave. Fansat e Bayernit mund të ndihen krenarë për këtë.”

Bayerni do t’i prezentojë fanellat e reja në korrik të këtij viti, dhe partneri adidas po punon që ylli i pestë të integrohet në fanellë për herë të parë.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga