SOT NISIN
Ekipet shqiptare në Europa League
3 July, 2014 @12:44
Kukësi, Flamurtari dhe Laçi sot nisin rrugëtimin drejt Europa League. Treshja e ekipeve shqiptare, për fat të mirë, në ndeshjen e parë do të jetë mysafire - që llogaritet të jetë një përparësi në këso lloj ndeshjesh.
Kukësi
Nënakmpioni Kukësi gjindet në Kazakistan, ku ndeshja do t’ia nis nga ora 16:00 për tu vënë përballë Kairat Almatyt, që është në vendin e dytë të ligës kazake.
Kazakët janë favorit të mëdhenjë në këtë ndeshje, derisa bastoret e kanë favorizuar Kairatin me koeficient 1.5 për fitore, e Kukësi ka kuotën 6 për fitore.
Flamurtari
Në anën tjetër, fituesi i Kupës së Shqipërisë, Flamurtari, gjindet në Gjeorgji, ku do të ndeshet me ekipin nga ky vend, Sioni.
Vlonjatët që kanë bërë disa përforcime gjatë afatit kalimtar, pritet të kenë një luftë të barabartë me vendasit e Sionit, pasi që ekipi në fjalë ka shumë pak përvojë ndërkombëtare.
Sidoqoftë, bastoret kanë favorizuar edhe këtu vendasit me koeficientin 1.9 për fitore, karshi 3.4 sa i kanë dhënë fitores së Flamurtarit.
Laçi
E në ndeshjen ku referët do të jenë nga Gjeorgjia, Rudari slloven është favorit i madh i ndeshjes në Celje ndaj Laçit.
Sllovenët kanë marrë koeficientin 1.22 për fitore karshi 10-shes që i ipet Laçit, për të mos thënë pa gjasa në ndeshjen e parë. Të kujtojmë, Laçi stinorin e kaluar nuk kishte arritur të kalonte as xhiron e parë të kualifikimeve për Europa League, duke u mposhtur në dy ndeshje nga kundërshtari i Luksemburgut, Differdange.
EUROPA LEAGUE, Kualifikimet:
Ora 16:00, Almaty, Kazakistan | Kairat Almaty - Kukësi | Refer kryesor: Rahim Hasanov AZE | |
Ora 19:00, Tbilisi, Gjeorgji | Sioni - Flamurtari | Refer kryesor: Kristo Tohrev EST | |
Ora 20:00, Celje, Slloveni | Rudar Velenje - Laçi | Refer kryesor: George Vedatchkoria GJEO |