Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JOSA

Skënderbeu, gati për Ligë të Kampionëve

Skënderbeu, gati për Ligë të Kampionëve


2 July, 2014 @15:56

Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, që është duke kaluar fazën përgatitore në Austri, për stinorin e ri si në Europë ashtu edhe në Superiore, duket të jetë gati për përballjet e Ligës së Kampionëve. 

Së paku kështu ka thënë trajneri i kampionëve, Mirel Josa, që vetëm pas penalltive stinorin e kaluar nuk e arriti kualifikimin në Europa League. 

“Të gjitha ekipet kur u hodh shorti i Ligës së Kampionëve, e donin përballë Skënderbeun. Kjo i ra BATE Borisovit, por diçka do të them, askush nuk do ta ketë punën e lehtë me ne,” ka thënë Josa në një intervistë me Panorama Sport. 

Ai ka thënë se ekipi i tij është përgatitur mjaft mirë taktikisht dhe fizikisht për përballjet e Ligës së Kampionëve dhe përkundër kundërshtarit të vështirë që në xhiron e parë kualifikuese - ata do të kërkojnë kualifikimin për raundin e radhës. 

“Do ta shohim në ditën e ndeshjes se si do t’ia dalim. Ajo që mund të them është se do të jemi 100% të përqëndruar në çdo sekond të lojës,” shtoi Josa. 

Skënderbeu ndeshjen e parë kualifikuese e luan në Bellorusi më 15 korrik, derisa ajo e kthimit luhet një javë më vonë në Shqipëri. Ekipi korçar ka bërë përforcime të konsiderueshmë para stinorit të ri, duke sjellë mbrojtësin me përvojë, Kristi Vangjeli nga Aris, pastaj Elis Bakajn në sulm, derisa Bledi Shkëmbi llogaritet të jetë zemra e ekipit përkundër moshës së tij. 

Te Skënderbeu luajnë edhe 4 futbollistë që u transferuan nga Superliga e Kosovës më parë: Bajram Jashanica, Samir Sahiti, Bernard Berisha dhe Leonit Abazi. 


NERAZZURRI

Edhe një vjet me Mazzarrin

Serie A

Edhe një vjet me Mazzarrin

02/07/14 @ 15:34

SHQIPTARËT NË BOTËROR

I vetmi që mbijetoi!

Brazil 2014/Sportistë shqiptarë në botë/Analiza

I vetmi që mbijetoi!

02/07/14 @ 11:58

GAUCHOS

Messi u frikësua nga Zvicra

Brazil 2014

Messi u frikësua nga Zvicra

02/07/14 @ 01:52

PENSIONOHET HITZFELD

Ikja e një trajneri madhor

International/Brazil 2014/Transfere

Ikja e një trajneri madhor

02/07/14 @ 01:33

FINAL FOUR PËR TË PËRCAKTUAR KAMPIONIN

FSHF ndërron formatin e Superiores

FSHF Kategoria Superiore

FSHF ndërron formatin e Superiores

19/07/23 @ 11:56

ELIMINOHET KAMPIONI I SHQIPËRISË

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

BATE mposht dhe eliminon Partizanin

18/07/23 @ 22:01

PREJ SHQIPËRIE NË TURQI

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Visar Bekaj kalon në Hatayspor

10/07/23 @ 15:42

SHITJA FILLON ONLINE

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

Kualifikimet për Evropian/FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

2 muaj para ndeshjes, nis shitja e biletave për Shqipëri-Poloni

10/07/23 @ 15:06

KONFIRMOHET

Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Gjilani huazon dy lojtarë nga Kukësi

10/07/23 @ 12:06

GODET KAMPIONI

Enea Koliçi kalon te kampioni!

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Enea Koliçi kalon te kampioni!

05/07/23 @ 20:28

MESFUSHORI I KUQEZINJËVE

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Ylber Ramadani drejt Serie A-së

03/07/23 @ 08:45

REAGIMI I FSHF

FSHF: Prej janarit Oversport nuk ka paguar…

FSHF Kategoria Superiore

FSHF: Prej janarit Oversport nuk ka paguar…

30/06/23 @ 09:18

TRANSMETIMI

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

FSHF Kategoria Superiore/Shqipëria

FSHF ndërpret kontratën me Oversport

27/06/23 @ 16:22

DREJT GJILANIT

Klodian Duro i rikthehet futbollit kosovar

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/International/Transfere

Klodian Duro i rikthehet futbollit kosovar

26/06/23 @ 14:21


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore