SHQIPTARËT NË BOTËROR
I vetmi që mbijetoi!
Analizë e futbollistëve shqiptarë në Kampionatin Botëror nga Borozani.com.
2 July, 2014 @11:58
Kampionati Botëror që po mbahet Brazil sivjet, filloi me një numër rekord të futbollistëve shqiptarë.
Pesë shqiptarë nga Zvicra (Shaqiri, Xhaka, Mehmedi, Behrami, Xhemajli), një nga Gjermania (Mustafi) dhe një nga Belgjika (Januzaj) përbënin ‘shtatëshen shqiptare’ në Botëror.
Megjithëse të gjithë arritën ta kalojnë fazën e grupeve, faza e dytë për kualifikim në çerekfinale nuk kaloi edhe aq mirë për ‘shtatëshen’ tonë.
Përfaqësuesja me numër më të madh të shqiptarëve, Zvicra, u eliminua dramatikisht nga Argjentina pas golit të Di Marias në minutën 118’, derisa Gjermania e Shkodran Mustafi megjithëse e arriti kualifikimin, ky i fundit e përfundoi aventurën në Botëror pasi pësoi një lëndimi serioz, që do ta lë atë jashtë fushave të blerta për disa javë..
Kështu, i vetmi që do ta ketë rastin të tregohet në çerekfinale të Botërorit do të jetë Adnan Januzaj. Mirëpo se a do të paraqitet në çerekfinale ylli nga Istogu mbetet në pikëpyetje pasi që Januzaj deri më tani është aktivizuar vetëm në një ndeshje, duke u bërë shqiptari me më së paku paraqitje në Botëror.
Pavarësisht kësaj, Januzaj do t’i përjetoj emocionet e çerekfinales me ekipin e tij, Belgjikën, në ndeshjen kundër Argjentinës që do të luhet të shtunën më 5 qershor.
Shaqiri, më i dalluari
Në bazë të statistikave, më së shumti në sy bie paraqitja e shkëlqyer e Xherdan Shaqirit. Ylli i Bayern Munchenit, mban epitetin e futbollistit shqiptar me më së shumti kohë të kaluar në fushë, më së shumti gola të shënuara dhe më së shumti çmime si lojtar i ndeshjes.
Gjilanasi e arriti kulmin e suksesit sidomos në ndeshjen kundër Hondurasit, kur shënoi hat-trick dhe ia siguroi fitoren e pastër zviceranëve.
FAKTE:
Admir Mehmedi | Futbollisti i parë shqiptar që shënoi gol në një Kampionat Botëror (Zvicra - Ekuadori 2-1) | ||
Xherdan Shaqiri | Futbollisti i parë shqiptar që shënoi hat-trick në Botëror (Hondurasi - Zvicra 0-3) | ||
Xherdan Shaqiri | Futbollisti i parë shqiptar që e fiton çmimin e futbollistit më të mirë të ndeshjes (Kundër Ekuadorit dhe kundër Hondurasit) | ||
Adrian Kozniku | Franca 1998 - Shqiptari i parë në një Kampionat Botëror (Me përfaqësuesen e Kroacisë - Pa asnjë paraqitje). |
Statistikat e shqiptarëve në Botëror
1 | Xherdan Shaqiri (Zvicër) | 4 ndeshje - 387 minuta | 3 gola - 2 herë lojtar i ndeshjes | |
2 | Valon Behrami (Zvicër) | 4 ndeshje - 346 minuta | - | |
3 | Admir Mehmedi (Zvicër) | 4 ndeshje - 337 minuta | 1 gol | |
4 | Granit Xhaka (Zvicër) | 4 ndeshje - 323 minuta | 1 gol - 1 karton i verdhë | |
5 | Shkodran Mustafi (Gjermani) | 3 ndeshje - 131 minuta | - | |
6 | Blerim Xhemajli (Zvicër) | 3 ndeshje - 54 minuta | 1 gol | |
7 | Adnan Januzaj (Belgjikë) | 1 ndeshje - 60 minuta | - |