BAHIA
Belgët kalojnë në vazhdime
2 July, 2014 @1:00
Belgjika është çerekfinalistja e fundit e Botërorit. Djajtë e kuq, kanë arritur të mposhtin SHBA-në shumë të mirë sonte, pas vazhdimeve 2-1, pasi që ndeshja në kohë të rregullt përfundoi pa gola, 0-0.
Gjatë 90 minutave të rregullta ka pasur raste për të dyja palët, por portierët kanë qenë vendimtarë dhe nuk kanë lënë që rrjetat e tyre të preken.
Mirëpo, me të nisur vazhdimet Belgjika merr epërsinë nëpërmjet Kevin de Bruynes, i cili ka arrirtur më pas të asistojë edhe në golin e dytë të ekipit për të shënuar nga Romelu Lukaku.
Amerikanët kanë arritur të ulin epërsinë e belgëve me nisjen e vazhdimit të dytë dhe pas kësaj kanë sulmuar me plotë fuqi për të kërkuar barazimin. Por përsëri Thibaut Courtois, portieri belg, është treguar vendimtar para rasteve të sulmeve amerikane, për t’ia siguruar vendit të tij çerekfinalen e Botërotit.
Kosovari Adnan Januzaj nuk ka fituar besimin e Marc Wilmotsit as në këtë ndeshje, duke mos u futur në lojë për asnjë minutë.
Belgët në çerekfinale do të ndeshen me Argjentinën që eliminoi Zvicrën nga Botërori.