TETOVA FESTON
Shkëndija nis me fitore në Europa League
1 July, 2014 @19:26
Shkëndija ka arritur të shënojë fitore shumë të rëndësishme ndaj kundërshtarit nga Molldavia, Zimbru Chisinau.
Tetovarët kanë arritur që me një gol të kroatit me përvojë, Bojan Vrucina, në fund të pjesës së parë dhe me një tjetër të Ivan Mitrovit, me të nisur pjesa e dytë të shënojnë fitore 2-1 në fund.
Në pjesën e dytë, në 10 minutëshin e fundit të takimit në Europa League ka debutuar edhe ish sulmuesi i Ferizajit, Astrit Fazliu, i cili kishte kaluar te ekipi tetovar në afatin kalimtar të janarit.
Fazliu zëvendësoi brazilianin Stenio Junior. Ndeshjen e khtimit tetovarët do ta luajnë në Molldavi, më 10 korrik.