EKSKLUZIVE
Celina nënshkruan kontratë profesionale me Manchester City
1 July, 2014 @18:49
Njëri ndër futbollistët që do të hyjë në histori të Kosovës si lojtar që ka qenë pjesë e Kosovës në ndeshjen e parë të saj me leje nga FIFA, Bersant Celina, sot ka nënshkruar kontratën e parë profesionale si lojtar me kampionin e Anglisë, Manchester City.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë prindi i Bersantit ekskluzivisht për Borozani.com, duke theksuar se pas një periudhe dy vjeçare në Akademinë e këtij klubi dhe përkundër lëndimit të vështirë të tij, City i ka besuar atij dhe e ka shpërblyer me kontratë.
Celina që në shtator mbush të tetëmbëdhjetat ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Manchester Cityn me mundësi vazhdimi dhe përmirësimi të kushteve të kontratës në rast se ai tregohet.
Celina që ka pasaportë norvegjeze, ka refuzuar të luaj për të rinjtë e kësaj kombëtareje duke pranuar që të luaj me Kosovën. Ai ka qenë pjesë e ekipit historik të vendit tonë në ndeshjen Kosova-Haiti, përkundër se nuk fitoi rastin që të paraqitet në fushë nga përzgjedhësi Albert Bunjaki.