Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Emirates heshti, Michu foli

REUTERS/Stefan Wermuth

Emirates heshti, Michu foli


1 December, 2012 @18:16

Stadiumi Emirates në Londër mbeti i heshtur në fund të ndeshjes Arsenal - Swansea, pasi sulmuesi spanjoll, Michu, shënoi dy herë (88’, 90’+2) për ta mposhtur ekipin e Arsene Wengerit me rezultat 0-2.

Nuk kaloi mirë as Manchester City, që e përfundoi ndeshjen me barazim 1-1 kundër Evertonit. Marouane Fellaini së pari shënoi në minutën 33’ për epërsinë e Evertonit, kurse për Cityn golashënues ishte Carlos Teves, i cili shënoi në minutën 43’ nga pika e bardhë.

Tottenhami nuk kishte problem kundër Fulhamit, të cilin e mposhti me rezultat 3-0 me golat e Sandros dhe të Jermaine Defoe, ndërsa fitore shënoi edhe Liverpool, që e mposhti Southamptonin me rezultat minimal 1-0.

REZULTATET DHE GOLASHËNUESIT:

Arsenal - Swansea 0-2 (Michu 88’, 90’+2)

Fulham - Tottenham 0-3 (Sandro 56’, Defoe 72’,77’)

Liverpool - Southampton 1-0 (Agger 43’)

Manchester City - Everton 1-1 (Teves 43’ - Fellaini 33’)

Queens Park Rangers - Aston Villa 1-1 (Mackie 18’ - Holman 8’)

West Bromwich - Stoke City 0-1 (Whitehead 75’)


 
Të gjitha lajmet nga