Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Endrit Krasniqi qëndron!

Foto: prishtinafc.com

Endrit Krasniqi qëndron!


18 June, 2022 @12:21

Njëri ndër mesfushorët më të dalluar në Superligën e Kosovës, Endrit Krasniqi, përkundër shumë përfoljeve ka arritur ujdi me ekipin e tij dhe ka vendosur të qëndrojë te rekord-kampioni i Kosovës, Prishtina!

Njoftimin e ka zyrtarizuar Prishtina dje, derisa edhe aty është thënë se “e pamundura u bë e mundur” e bardhekaltërit kanë arritur ujdinë me mesfushorin e zgjedhur ndër më të mirët në Superligë të Kosovës.

Endriti i lindur në Suharekë është 27-vjeçar, ndërsa luan si mesfushor lidhës, ofanziv, kurse vlera e tij llogaritet nga Transfermarkt të jetë rreth 250 mijë euro.

Ai ka qenë ish-lojtar i Dritës. Me Prishtinën ka fituar një titull kampioni dy Kupa dhe një Superkupë në Kosovë. Gjithashtu, me kryeqytetasit ka regjistruar 123 paraqitje dhe ka realizuar 25 gola.

Në stinorin e fundit me Prishtinën ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë katër asistime.


 
Të gjitha lajmet nga