MITROVICË

Fotot: KFTrepca89/fb
Erdin Dushi, nis stërvitjet me ‘89-shin
29 June, 2022 @15:19
Futbollisti i deritashëm i Drenicës, që dje u zyrtarizua si lojtar i ri i Trepçës’89, Erdin Dushi, ka nisur sot stërvitjet me skuadrën mitrovicase.
Futbollisti që mund të luajë në pozitat qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë është përforcimi i dytë zyrtar i mitrovicasve të rikthyer në Superligë këtë stinor.
Trepça’89 e zyrtarizoi dje atë, duke i uruar mirëseardhje në ekip.
“Erdin Dushi është pjesë e minatorëve. Dushi vie si përforcim në pjesën defanzive të ekipit, mund të luaj si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djatht. Dushi sezonin e kaluar ishte pjesë e Drenicës dhe pati performaca mjaftë të mira,” ka shkruar njoftimi i mitrovicasve dje.
Ndërsa sot ai ka nisur stërvitjet me skuadrën, për tu përshtatur sa më mirë në planet e kryetrajnerit Shpëtim Idrizi për stinorin 2022/23.
Vushtrriasi Dushi është 19-vjeçar, ndërsa ka qenë pjesë e gjeneratave të reja të Prishtinës para se të bëhet pjesë e Drenicës në stinorin e kaluar.