Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THYEN HUNDËN

Ergon Hyseni do të operohet

Ergon Hyseni do të operohet


15 April, 2023 @23:12

Pas një dueli të rrezikshëm, futbollisti i Ferizajit Ergon Hyseni ka thyer hundën sot në ndeshje ndaj Prishtinës, ka bërë të ditur klubi i Ferizajit përmes një postimi në Facebook.

Ferizajasit kanë bërë të ditur gjithashtu se futbollisti i tyre do t’i nënshtrohet operimit që nesër, ndërsa i kanë uruar shërim dhe rikthim të shpejt lojtarit që konsiderohet ndër shtyllat e mbrojtjes së ekipit.

Në njoftim, Ferizaji gjithashtu ka shkruar se kërkon referim të drejt dhe jo të njëanshëm, duke thënë “mjaft është mjaft”!

Mëposhtë, videoja e botuar nga FC Ferizaji ku Hyseni thyen hundën.

Ferizaji ka pësuar nga Prishtina sot 2-0.

REAGIMI I FC FERIZAJIT

Shërim të shpejtë Ergon Hyseni
Sot në ndeshjen ndaj KF Prishtinës, mbrojtësi ynë Ergon Hyseni pësoi një lëndim të rëndë që pas tretmanit mjekësor u konstatua se ka thyerje të hundës. Një ndërhyrje e rrezikshme në fazen e sulmit nga lojtari kundërshtar, brryl i ngritur lartë, nuk mjaftoi për referin e ndeshjes që të konsultohet me VAR-in. FC Ferizaj nuk e ka në ADN që të ankohet në referim sepse krejt çka kërkojmë dhe kemi kërkuar në vazhdimësi është referimi i drejtë dhe jo i njëanshëm. Kjo shpesh herë edhe ka kaluar në dëm tonin! Mjaft është mjaft! Ergon Hyseni nesër do i nënshtrohet operimit, ku klubi i uron shërim të shpejtë e rikthim në fushën e gjelbër sepse ai është shtylla e mbrojtjes sonë! Suksese e sidomos nesër, Ergon Hyseni.


 
Të gjitha lajmet nga