MANCHESTER UNITED

Eriksen dhe Malacia, pranë zyrtarizimit
4 July, 2022 @19:19
Epoka e transfereve të Erik ten Hag te Manchester United do të fillojë me dy lojtarë me të kaluar në futbollin holandez.
Mesfushori i mirënjohur danez Christian Eriksen dhe mbrojtësi i majtë holandez Tyrell Malacia do të jenë dy përforcimet e para të Manchester United për këtë afat kalimtar.
I pari do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare si lojtar i lirë, kurse i dyti do të transferohet për 15+2 milionë paund anglez nga Feyenoordi holandez.
Pas tyre, Manchester United pritet të përforcohet edhe me 2-3 lojtarë të tjerë, ndërkohë që në qendër të vëmendjes vazhdon të mbetet Cristiano Ronaldo pas spekulimeve të fundit për një largim të mundshëm të tij.