Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI 0-3 BALLKANI

Ermal Krasniqi vulos fitoren, Ballkani mposht Gjilanin

Ermal Krasniqi vulos fitoren, Ballkani mposht Gjilanin


27 November, 2022 @18:26

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Gjilanit sot si mysafir, për të mbajtur distancën 5-pikëshe ndaj lideres Drita, derisa ka edhe tre lojë tjera “në xhep”. Futbollistët e Ilir Dajës menduan që u futën në disavtazh gjatë pjesës së parë, por ky gol u anulua menjëherë pasi që Theo Solomon ishte në pozitë jashtë loje, kur shënoi Baton Zabërgja!

Shpejt Ballkani gjeti një moment, kur mbrojtja disi ndoqi Albion Rrahmanin dhe topin e dëbuar e futi në portë Bajram Jashanica për epërsi para fundit të pjesës së parë.

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë mundi i Gjilanit s’mjaftoi, ndërsa Ballkani goditi me kombinimin Nazmi Gripshi - Ermal Krasniqi dy herë për përfundimtaren, Gjilani 0-3 Ballkani [Bajram Jashanica 37, Ermal Krasniqi 67, 89]. Gripshi në mënyrë të njëjtë asistoi dy herë te Krasniqi, që thuajse dy herë shënoi në mënyrë të njëjtë për fitore.

Gjilani mbyll vjeshtën në Superligë me 18 ndeshje e 27 pikë në pozitë të katërt, ndërsa Ballkani që ka 3 ndeshje më pak të zhvilluara ka 33 pikë dhe është i dyti, me vetëm 5 pikë më pak se Drita.


 
Të gjitha lajmet nga