Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ DRENICE TE PRISHTINA

Ermal Veliqi vishet bardhekaltër

Ermal Veliqi - duke u prezantuar si lojtar i ri i Prishtinës/ Foto: FCPrishtina/ fb

Ermal Veliqi vishet bardhekaltër


23 June, 2023 @12:33

Futbollisti i deritashëm i Drenicës, Ermal Veliqi, do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës edhe pse ekipi i tij ra nga Superliga. Prishtina ka bërë të ditur se 21-vjeçari ka arritur marrëveshje me ekipin, ndërsa kjo do të jetë përvoja e tij e parë jashtë Skenderajt, pasi që deri tash ai ka qenë pjesë e të gjitha ekipeve të Drenicës, zinxhir.

Veliqi, që luan si mbrojtës i majtë me 171 centimetrat e tij pritet të jetë shtesë në krahun e ekipit, ndërsa Prishtina ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me futbollistin që në Transfermarkt vlen rreth 125 mijë euro. Në stinorin e fundit ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në Superligë.

Ndërsa për faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditur se ka pasur disa oferta, por atë të Prishtinës nuk ka mundur ta refuzojë.

“Prishtina është klub i madh dhe me shumë traditë. Gjithmonë kam pasur dëshirë që të luaj për Prishtinën. Në këtë afat kalimtar kam pasur edhe shumë oferta të tjera, por atë të Prishtinës nuk mund ta refuzoja. Besoj se te Prishtina do të kaloj shumë mirë, ambienti duket pozitiv. Synimet me Prishtinën janë që të fitojmë trofe”, — ka thënë Veliqi.◼️


 
Të gjitha lajmet nga