FTESA
Eroll Zejnullahu merr ftesë nga Bunjaki
29 August, 2016 @18:00
Mesfushori i talentuar kosovar, Eroll Zejnullahu, është përfshirë në listën e përzgjedhësit Alber Bunjakit për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatit Botëror, ku Kosova do të përballet me përfaqësuesen e Finlandës më 5 shtator.
Lajmin për ftesën e Zejnullahut e ka bërë të ditur vetë klubi i futbollistit.
Zejnullahu, 21 vjeçar, luan për skuadrën nga Bundesliga 2, Union Berlin, ndërsa edhe në ndeshjet miqësore të mëparshme, ka qenë i ftuar nga Albert Bunjaki.
Ky i fundit, nesër do ta publikojë listën e plotë të të ftuarve.