PARA NDESHJES
Nesër Bunjaki shpall 23-shen e parë zyrtare
29 August, 2016 @14:21
Selektori i Kosovës, Albert Bunjaki, nesër në ora 14:00 në një konferencë për shtyp që do të mbahet në hotel Emerald në Prishtinë, do të shpallë listën e 23 lojtarëve të parë të ftuar të Kosovës për një ndeshje zyrtare kualifikuese.
Njoftimin e ka bërë të ditur FFK-ja para pak çastesh, ndërsa së fundi disa lojtarë si Milot Rashica, Amir Rrahmani, Arbër Zeneli, etj. janë paraqitur si mundësi e re për Kosovën.
Kosova më 5 shtator do të ndeshet me Finlandën në ndeshjen kualifikuese të Grupit I drejt Rusisë 2018.