VJEN SULMUESI
Besart Berisha, vjen për Kosovën
28 August, 2016 @23:33
Sulmuesi i ekipit australian, Melbourne Victory, Besart Berisha, i ka thënë ‘po’ Kosovës, ka bërë të ditur lajmi.net sonte.
Berisha 31 vjeç, prej se ka kaluar në Australi është bërë yll i A-Ligës atje dhe ka rreshtuar golat çdo stinor, me mesatare prej 15 golave.
Ai për shkak të dokumentacionit nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e Kosovës ndaj Finlandës, por ndaj Kroacisë në “Loro Boriçi” pritet të jetë në listën e të ftuarve të selektorit Albert Bunjaki.
Berisha prej vitit 2008 deri në vitin 2010 ka përfaqësuar Shqipërinë, duke qenë pjesë e kuqezinjëve për 14 ndeshje, pa gol të shënuar.
“E di se disa prej jush keni qenë futbollistë profesionistë dhe e dini më mirë se kushdo tjetër sa e rëndësishme është për një lojtar të përfaqësoj vendin e vetë dhe të ndiej krenarinë e veshjes së fanellës së përfaqësueses,” ka shkruar Berisha në kërkesën e tij drejtuar FIFA-së.