VIDEO
Balaj në formë, shënon para grumbullimit me Shqipërinë
28 August, 2016 @20:07
Sulmuesi i kuqezi, Bekim Balaj, ka shënuar golin e tij të dytë në kampionatin rus.
Ai ka shënuar golin e parë të skuadrës Terek Grozny, e cila e mposhti Rostovin me rezultat 2-1.
Balaj shënoi me kokë, pas harkimit që erdhi nga krahu i djathtë.
Për Terek Groznyn luajti edhe Odise Roshi, i cili u inkuadrua në lojë në minutën 72’.
Që të dy fubollistët pritet t’i bashkohen kombëtares shqiptare këtë javë për dy ndeshjet e shtatorit, përkatësisht miqësorja kundër Marokut dhe ndeshja kundër Maqedonisë, e vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2018.